Kupës e Botës, Rusia organizatore e për 2018, Katari për 2022
Zurich, 3 dhjetor - Rusia fitoi të drejtën për të qenë vendi organizator i Kupës së Botës për vitin 2018, ndërsa Katari për Botërorin 2022.
Presidenti i FIFA-s, Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, e bëri njoftimin sot në një ceremoni të posaçme në Zyrich.
Është hera e parë që Rusia do të jetë vendi mikpritës i një botërori. Katari bëhet vendi i parë i Lindjes së Mesme që e fiton këtë të drejtë. Brazili do të jetë mikpritësi i Botërorit 2014.
Finalet e Kupës së Botës këtë vit u zhvilluan në Afrikën e Jugut, hera e parë që një ngjarje e tillë sportive bëhej në Afrikë.