Kupa e Botës 2022 do të mbahet në stadiume me spektatorë
Në një takim virtual në Gjenevë me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i FIFA-s tha se koronavirusi do të mposhtet ose "ne do të mësojmë të jetojmë me të".
"Jam shumë, shumë i sigurt, do të jetë e pabesueshme, do të ketë të njëjtën magji, duke bashkuar botën. Ne do të kthehemi atje ku duhet të jemi", tha Infantino.
Kupa e Botës 2022 supozohet të zhvillohet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit 2022.