Kuarezma godet Migel Lopezin në kampin portugez
Lisbonë, 25 qershor - Në stërvitjen e fundit të kombëtares së Portugalisë ka shpërthyer një konflikt dhe zënkë fizike me ç`rast lojtari Rikardo Kuarezma ka goditur bashkëlojtarin e tij Migel Lopez, ku është dashur ndërhyrja e trajnerit Paolo Bento.
Gjithçka ka shpërthyer kur Lopez ka ndërhyrë ashpër ndaj Kuarezmës, duke i shkaktuar lëndime në këmbë.
Kjo ka shkaktuar nervozizmin e këtij të fundit, i cili ka goditur Lopezin, dhe më pas ka shpërthyer zënka midis tyre. Për të qetësuar situatën është nevojitur ndërhyrja e trajnerit Bento.
Trajneri ka arritur që të qetësojë futbollistët dhe situatën në prag të ndeshjes gjysmëfinale kundër spanjollëve.