24 Dhjetor 2024

Kualifikohen Reali dhe Milani

Madrid, 24 nëntor - Real Madridi dhe Milani kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve një xhiro pa përfunduar faza grupore, pas fitoreve respektive ndaj Ajaxit dhe Auxerres.

Reali u tregua tepër i fuqishëm për Ajaxin që nuk bëri asgjë pothuajse gjatë gjithë takimit. Fillimisht Karim Benzema kaloi Realin në epërsi (36’), me anë të një goditje të fortë, e cila erdhi pas asistmit fantastik të Mesut Ozil. Alvaro Arbeloa më pas e dyfishoi epërsinë (44’).

Në pjesën e dytë Ronaldo ia tregoi Ajaxit se është shumë larg futbollit me anë të një goli të shënuar në mënyrë të qetë (70’) dhe me një tjetër nga pika e bardhë (81’) për rezultatin përfundimtar 4-0. Sa per atraksion në fund zhveshtoret i vizituan Xabi Alonso dhe Serio Ramos të cilët u përjashtuan.

Milani përsëri u var nga magjia e Zlatan Ibrahimovic (65’) i cili me një raketë boshnajke arriti që t’ia sigurojë fitoren e madhe për kualifikim Milanit te Auxerre. Por kjo nuk ishte e tëra te kuq e zinjtë, pasi me anë të Ronaldinhos (90\'), vendosën rezultatin përfundimtar.

Real Madridi në pozitën e parë me 13 pikë si lider siguron kualifikimin, ndërsa Milani me tetë pikë arrin që në vendin e dytë të kalojë më tej nga Grupi G.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)