Kryeministri Thaçi priti futbollistin e Galatasarajit, Hakkan Şükü
Prishtinë, 21 gusht - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot priti ish reprezentuesin e njohur të Turqisë, futbollistin e Galatasarajit, Hakkan Şükür.
Gjatë takimit u bisedua për rezultatet e arritura të Kosovës pas pavarësisë, veçmas për raportet e mira ndërshtetërore midis Kosovës dhe Turqisë, dhe të bashkëpunimit vëllazëror midis dy vendeve.
Thaçi dhe Şükür biseduan për përpjekjet që po bëhen në sportin kosovarë, e veçmas për futbollin, në mënyrë që sa ma shpejt sportistet kosovarë të mund të marrin pjesë në garat ndërkombëtare sportive.
Şükür premtoi se do të bëjë gjithçka që është e mundur që të ndihmojë ndërkombëtarizmin e sportit kosovarë.
Kryeministri Thaçi theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të mbështes pa rezervë afirmimin e sportistëve kosovarë, si dhe bën përpjekje për anëtarësimin e federatave sportive në asociacione ndërkombëtare të sportit.
Hakan Şükür ish futbollisti i ekipit të njohur Galatasaraj nga Turqia është me prejardhje nga Kosova; babai i ka lind në Prishtinë, ndërsa më vonë është shpërngulur për në Turqi.