24 Dhjetor 2024

Kryeministri Haradinaj zotohet të përkrah Federatën e Boksit

Prishtinë, 21 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Federatës së Boksit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Ramadan Selimi dhe anëtarët e bordit, Agim Tahiraj dhe Sylë Morina.

Në emër të federatës dhe boksierëve, ata e uruan kryeministrin Haradinaj për marrjen e  drejtimit të ekzekutivit, dhe i uruan suksese në punë.

Kryeministri Haradinaj ka përgëzuar këtë Federatë për punën që ka bërë, duke u zotuar se edhe më tutje do të vazhdoj të përkrah sportet.

Kryetari i Federatës, Ramadan Selimi, e ka informuar kryeministrin për përgatitjet që janë duke u bërë në organizimin e Turneut Ndërkombëtar “Adem Jashari”, që mbahet më 3,4 dhe 5 nëntor në Prishtinë.

Turneu, i 19-ti me radhë, do të sjell në Prishtinë boksierët nga shtete të ndryshme, në arenën më të madhe të boksit në vend.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)