Kryeministri Haradinaj mori pjesë në mini maratonën e Fëmijëve
Prishtinë, 27 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në fillimin e mini - maratonës në kuadër të Olimpiadës së Fëmijëve.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj shprehu kënaqësinë që sot së bashku me fëmijët të fillojnë mini - maratonën, duke e vlerësuar si një moment shumë të veçantë vrapimin me ta.
“Ndjenjë e mirë të fillosh vrapimin me fëmijët tanë, të ardhmen e shtetit tonë, në këtë mini - maratonë”, tha kryeministri Haradinaj.