Krkic pohon largimin

Barcelonë, 6 korrik - Sulmuesi i Barcelonës, Bojan Krkic, e ka bërë të qartë se ai është pranë largimit nga Camp Nou, ndërsa Roma pritet të jetë destinacioni i tij i radhës.
Kjo është një ndjenjë e paqartë, të arrish në këtë pikë nuk është lehtë, por një ditë duhej të ndodhte, u ka thënë Krkic mediave spanjolle, por nuk ka konfirmuar nëse do të luajë për Romën në sezonin e ardhshëm.
Nuk kam folur me Luis Enriquen, por e di se ai është i interesuar për mua dhe është një nder që ka skuadra që interesohen për shërbimet e mia, ka shtuar serbi me pasaportë spanjolle.