22 Prill 2025

Kriza financiare do ta godasë futbollin

Londër, 27 shtator - Arsene Wenger pranon se forma e dobët e Arsenalit kontribuoi me numrin më të vogël të shikuesve në ndeshjen e tyre në shtëpi kundër Boltonit të shtunën gjë kjo që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Por, trajneri i ekipit londinez ka paralajmëruar se problemet globale financiare mund të sjellin numër edhe më të vogël të shikuesve në mbarë kampionatet.

\"Së pari kishim rezultate dëshpëruese në kohën e fundit dhe fakti i dytë është se jemi duke shkuar drejt një krize të madhe financiare. Stadiumet do të jenë më pak të mbushura dhe tashmë e kemi vërejtur këtë\", tha Wenger.

\"Ne do të goditemi edhe më fuqishëm dhe mendoj se edhe futbolli do t′i vuajë pasojat. Ju mund të shikoni të gjitha klubet në Angli, ku stadiumet do mbushen gjithnjë e më pak\".

\"Ne mund të jemi rast specifik sepse kemi pasur rezultate dëshpëruese, por edhe klube tjera kanë të njëjtin problem\", përfundoi francezi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)