07 Janar 2025

Kriza ekonomike godet Realin dhe e Barcelonën

Madrid, 5 dhjetor - Kriza ekonomike që ka pushtuar Spanjën, ka prekur edhe botën e futbollit.

Qeveria e re e vendit iberik ka marrë disa masa për të shmangur falimentimin e shtetit ku mes tyre përfshihet edhe rritja e taksave, të cilat deri në këtë moment ishin në nivelin më të ulët në të gjithë Europën.

Spanja prej kohësh ishte cilësuar si ‘parajsa financiare’ për futbollistët e huaj që luajnë në Primera Divizion pikërisht për shkak të këtij aspekti. Por tani gjërat duket se kanë ndryshuar.

Qeveria spanjolle ka vendosur që duke filluar nga 1 janari i këtij viti, ata që përfitojnë mbi 300 mijë euro në muaj do të tatohen 56% në Katalonjë dhe 52% në pjesën tjetër të vendit, vendim ky që anulon krejtësisht të ashtuquajturin ligjin “Beckham” të korrigjuar në vitin 2010.

Sipas këtij ligji, futbollistët me pagë mbi 600 mijë euro tatoheshin 45-49% në varësi të rajoneve të Spanjës.

Skuadrat që duket se penalizohen më shumë nga ky ligj i ri, janë pikërisht Reali i Madridit dhe Barcelona. Por do të jetë pikërisht skuadra katalanase ajo që do ta ndjejë më shumë këtë fakt, pasi ka shumë futbollistë në përfundim të kontratës dhe një prej tyre është Eric Abidal.

Drejtuesit e kampionëve të Spanjës dëshirojnë rinovimin me mbrojtësin francez, por duhet ta bindin atë që të pranojë një ulje të pagës, pasi në rast të kundërt, kostoja do të rritet dyfish.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)