22 Dhjetor 2024

Kristiano Ronaldo, "Vogëlushi" 25-mijë euro

Lisbona, 20 mars - Futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, Kristiano Ronaldo, ka qenë një “minierë ari” që në fëmijëri.

Ylli portugez u transferua gjatë afatit kalimtar të verës së shkuar nga Mançester Junajtedi, tek Reali i Madridit për shumën e 93 milionë eurove, duke u bërë blerja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave në futboll.

Ronaldo ka dalë nga akademia e futbollit “Academica Sporting” në Lisbonë, një nga më të mirat në botë.

Drejtori i saj, Paolo kujton me krenari vogëlushin e atëhershëm, Kristiano Ronaldo. Kur ylli i Realit ishte 12 vjeç, për të u pagua një shumë prej 25 mijë eurosh.

“Ai kishte një talent jashtë serie”, kujton drejtori. Kjo shkollë ka nxjerrë një tjetër fitues të “Topit të Artë”, Luis Figon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)