Kreshnik Mahumti i treti në turneun ndërkombëtar në Maltë
Maltë, 16 shtator - Dje kanë përfunduar edhe garat individuale në turneun ndërkombëtarë në Maltë që rezultoi edhe me një medalje për Kosovën, ishte Kreshnik Mahmuti që fitoi medaljen e bronztë në kategorinë e juniorëve.
Kreshnik Mahmuti doli i pari në grupin B pas 3 fitore ndal lojtarëve të Irlandës 3:1, Norvegjisë 3:1, dhe Ishujve Faroe 3:0, pastaj shënoi fitores ndaj lojtarit të Qipros 3:2 në të tetën e finales, pësoj humbje në gjysmëfinale ndaj lojtarit të Libanit 1:3, e për vendin e tretë fitoi ndaj lojtarit të Uellsit me 3:0 për tu solisur me medaljen e bronztë.
Kreshniku në këtë turne kishe paraqitje të shkëlqyer, fillimisht së bashku me Fatih Karabaxhakun zunë vendin e dytë në garat ekipore për junior, e pastaj edhe vendin e tretë në individuale.
Edhe paraqitja e lojtarëve tjerë ishte shumë e mirë, i pa fat ishte Fatih Karabaxhaku që pasi doli i pari në grupin A, ai shënoi 3 fitore ndaj lojtarit të Libanit 3:1, Norvegjisë 3:1 dhe Ishujve Farove 3:0, në të tetën e finales u befasua nga lojtari i Uellsit i cili edhe u shpall kampion i juniorëve 0:3, ndërsa për pozitën e 5-të i shënoi dy fitore: 3:0 ndaj lojtarit të Libanit, si dhe 3:0 ndaj lojtarit të Irlandes.
Tek Kadetët Sylejman Çerkini zyri vendin e 7 ndërsa Blendi Hajdari vendin e 9.
Tek Junioret Alma Mehmeti zuri vendin e 10 ndërsa Bleona Mehmeti vendin e 13
Tek Kadetet Shega Hashani zuri vendin e 11 ndërsa Jerina Rexhepi vendin e 12.