Kreshnik Mahmutidhe Alma Mehmeti kampion te U21 për vitin 2020
Ferizaj, 25 tetor - Me 21 dhe 22 tetor janë organizuar garat e kupës së Kosovës, e ku ndeshjet më të rëndishmet ishin ato në kategorinë e seniorëve meshkuj, në duelet lokale, ndërmjet të klubeve nga Prizreni dhe klubeve nga Prishtina.
Në Prizren, kpp Lidhja e Prizrenti ishte më e mirë se Kpp Prizreni, duke fituar me rezultat 3:1, e në Prishtinë në derbin e javës, Kpp Elting Dardania po ashtu me rezultat 3:1 fitoi ndaj Kpp Prishtinës.
Me 24 tetor në shkollën fillore Tefik Çanga në Ferizaj u organizua Kampionati individual për U21, në të cilën u paraqiten rreth 40 M dhe 20 femra. Federata ka ngritur masat e sigurisë duke rregulluar orarin e ndeshjeve në mënyrë që në sallë mos të jenë më shumë se 50 persona gjatë tërë kohës, e tërë kjo me qellim të ruajtjes së shëndetit të lojtarëve.
Ndeshjet fillimisht u organizuan në grupe sipas sistemin round robin (secili me secilin) e pastaj 2 më të mirët e grupit u plasuan në skeletin kryesor, ku paraprakisht ishin të hedhur me short 8 lojtarët më të mirë, për të vazhduar garat në sistem eleminimi.
Pas shumë ndeshjeve të bukura në gjysmëfinalen e parë të femrave u takuan Alma Mehmeti dhe Jerina Rexhepi, te cilën e fitoi alma me 3:1, në gjysmëfinalen tjetër Shega Hashani fitoi nga Lene Osmanit po ashtu me rezultat 3:1. Në finale Alma ishte më e përqendruar dhe fitoi me 3:0.
Tek meshkujt në gjysmëfinale në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti dhe Petrit Dragidella, të cilën kreshniku e fitoi me rezultat 3:0, me të nejtin rezultat edhe Fatih Karabaxhaku fitoi ndaj Elvendin Çollakoviq.
Në finale dy bashkëlojtarët nga Prizreni treguan lojë të fortë, në fund Kreshniku e mbrojti titullin nga viti i kaluar duke fituar me rezultat të ngushtë 3:2.
Me 25 tetor në shkollën fillore Tefik Çanga në Ferizaj u organizua Kampionati individual për Veteran, në të cilën u paraqiten rreth 50 veteran në 4 kategori të ndryshme. Në shenjë mirënjohje në fillim u mbajt një minutë heshtjet për veteranin Xhemaj Cecelia.
Në kategorinë mbi 65 kësaj radhe more pjesë 3 lojtarë, nga të cilët edhe kësaj radhe kampion u shpall Shaip Reçica, nënkampion Vehbi Raçi dhe i treti Jakup Bibaj.
Në Kategorinë mbi 60, në një konkurencë të fortë, kampion doli Remzi Shala, nënkampion Idriz Prestreshi, dhe vendet e treta i zunë Nezir Lokaj dhe Sadri Hulaj.
Në Kategorinë mbi 50 ku ishin mbi 20 të paraqitur pas fazës së grupeve dhe garave në skelet kampion u shpall Eroll Boshnjaku, nënkampion Nehat Çitaku, dhe vendet e treta i zunë Kasum Morina dhe Ilir Jaha.