19 Prill 2024

Kreshnik Mahmuti dhe Shega Hashani fitues të Kampionatit Individual

Ferizaj, 28 mars - Të shtunën dhe të dielen në SHMU ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj u mbajt Kampionati Individual I Kosoës për Senior “Adem Jashari” ku ishin të paraqitur rreth 150 lojtar meshkuj dhe femra.

Të shtunen pingpongist të Kampionatit “Adem Jashari” dhe delegacion i FPPK-së vizituan dhe bënë homazhe në Kompleksion e familjes Jashari dhe pastaj filluan ndeshjet e fazës së grupeve ku ishin 16 grupe te meshkujve dhe 8 grupe te femrave si dhe ndeshjet çifte për meshkuj dhe femra.

Në kategorinë çifte meshkujt pati ndeshje interesante, rivalitet e befasi. Në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti/Fatih Karabaxhaku kundër Argjend Ferati/Tomor Gjaka të cilët treguan lojë të mirë në këtë kampionat por që favoritët Kreshniku dhe Fatih nuk lejuan befasi ku fituan me rezultat 3 me 0.

Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Blend Hajdari/Dardan Imami kundër Petrit Drenica/Altin Muli të cilët poashtu patën paraqitje të mirë por u mposhtën me rezultat 3 me 1. Në finale Blend Hajdari dhe Dardan Imami befasuan prirësit e ranglistës Kreshnik Mahmutin dhe Fatih Karabaxhakun duke i mposhtur me rezultat 3 me 1 dhe kështu për tu shpallur kampion të kësaj kategorie.

Në kategorinë çifte femrat në gjysmëfinalen e parë u takuan Alma Mehmeti/Lenë Osmani dhe Ariola Hajdari/Taibe Ruli ku Alma dhe Lena fituan me lehtësi sikurse në gjysmëfinalen e dytë ku shënuan fitore Jerina Rexhepi/Shega Hashani kundër Bjondina Hasanit dhe Loresa Imerit. Në finale Alma Mehmeti dhe Lenë Osmani fituan me rezultat 3 me 0 për fituar titullin kampion të kësaj kategorie.

Të dielën kampionati vazhdoi me skeletin kryesor dhe kategorinë çifte të përziera (mix) ku në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti/Linda Zeqiri të cilën fituan 3 me 0 kundër Jeton Azizi/Lenë Osmani kurse në gjysmëfinalen tjetër Fatih Karabaxhaku/Taibe Ruli poashtu fituan me rezultat 3 me 0 ndaj Blend Hajdari/Alma Mehmeti për të vazhduar në finale dhe për t’i mposhtur favoritët e kësaj kategorie Kreshnik Mahmuti/Linda Zeqiri me rezultat të ngushtë 3 me 2.

Në garat individuale në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti dhe Blend Hajdari ku Kreshniku shënoi fitore bindëse 4 me 0 e poashtu në gjysmëfinalen tjeter Fatih Karabaxhaku fitoi me rezultat të pastër 4 me zero ndaj Milot Makollit. Në finale u zhvillua ndeshje e nivelit të lartë ku të dy lojtarët treguan kualitetin e tyre dhe u dësht të zhvillohen 7 seta për t’u përcaktuar fituesi i cili ishte Kreshnik Mahmuti që fitoi 4 me 3 dhe kështu për tu shpallur kampion i turneut më të rëndësishëm të vitit.

Në kategorinë e femrave në gjysëfinalen e parë Linda Zeqiri fitoi 4 me 2 ndaj Alma Mehmetit dhe në gjysmëfinalen tjeter Shega Hashani fitoi bindshëm ndaj Loresa Imerit me rezultat 4 me 0. Në finale favorite ishte Linda Zeqiri por që Shega Hashani pati një paraqitje shumë të mirë dhe në momentë të caktuara ishte më e përqendruar dhe në fund arriti të fitoj me rezultat të ngushtë 4 me 3 për tu shpallur kampione e këtij kampionati.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)