12 Janar 2025

Krasniqi priti krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës

Prishtinë, 16 korrik - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim Kryetarin e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Xhavit Mustafën me bashkëpunëtorë në të cilin biseduan për të arriturat e deritashme si dhe sfidat në të ardhmen të volejbollit kosovar me theks të veçantë të ndërkombëtarizimit të këtij sporti me traditë në vendin tonë.

Krerët e FVK-së e njoftuan ministrin Krasniqi për aktivitetet e sportit të volejbollit që realizon dhe organizon federata. Po ashtu kryetari Mustafa e informoi Ministrin e Sportit, Memli Krasniqi, për inkuadrim të ekipeve minoritare në FVK dhe të jenë pjesëmarrëse të garave.

Kurse, si një sfidë, krerët e FVK-së e shohin ndërkombëtarizimin e volejbollit kosovar, përkundër të arriturave të disa ekipeve kosovare në rrafshin ndërkombëtar si dhe depërtimin e disa vojebollistëve në arenën ndërkombëtare.

Ndërkaq, Ministri i ka përgëzuar drejtuesit e FVK-së, për punën dhe sukseset e arritura dhe kërkoi angazhim edhe më të madh drejt avancimit të këtij sporti përbrenda vendit dhe në ndërkombëtarizimin e tij.

Ai ka shprehur gatishmërinë e tij për ta ndihmuar FVK-në në çdo rrafsh duke u nisur nga ngritja e kapaciteteve të brendshme administrative, edukimi i trajnerëve, gjyqtarëve, dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i infrastrukturës sportive.

Ministri Memli Krasniqi, gjithashtu ka shprehur se është i gatshëm të angazhohet politikisht për të dhënë kontributin dhe mbështetjen e tij të plotë rreth anëtarësimit të FVK-së në federatat përkatëse ndërkombëtare, në mekanizmat evropiane dhe botërore në mënyrë që ky sport të përfaqësohet sa më denjësisht ndërkombëtarisht.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)