Krasic: Duhet të isha larguar nga Juventus
Torino, 22 mars - Mungon vetëm zyrtarizimi për lamtumirën nga Juventusi nga ana e Milos Krasic që, disi i trishtuar në një intervistë të dhënë për të përditshmen Vecernje Novosti ka rrëfyer:
Është e qartë se tashmë nuk ka vend për mua tek skuadra e Juventusit. Që në merkaton e janarit më kërkonin si Zeniti ashtu dhe Tottenham, por preferova të qëndroja tek bardhë e zinjtë, mendova se do të kisha më shumë shanse.
Krasic mund të themi se është bindur se me të nisur sezoni i ardhshëm i merkatos vendimi i parë që do të marrë do të jetë ai i largimit nga Torino.
Po ta mendoj tani mund ta pranoj se kam bërë një zgjedhje të gabuar, do të kisha bërë më mirë po të largohesha, - përfundoi mesfushori i përfaqësueses serbe.