02 Nëntor 2024

Kpp Prishtina I fituese e Kupës së Kosovës për vitin 2016

Prishtinë, 28 maj -Në palestrën e pingpongut të Pallatit të Rinisë dhe sporteve në Prishtinë, të shtunën më 28 Maj 2016, u organizua gara e ”Kupës së Republikës së Kosovës” 2016 në konkurrencën ekipore për Junior.

Në garë u paraqiten shtatë ekipe , ku të gjitha ekipet treguan shumë lojëra të mira. Edhe kësaj radhe më të suksesshëm u treguan ekipet nga Prishtina.

Në gjysmë finalen e parë u takuan Kpp Shkolla I (J) dhe Kpp Hasan Prishtin (J), që ishte një ndeshje e baraspeshuar, në fund ndeshja përfundoi me rezultat 3:1 për Shkollën.,

Gjysmëfinalja e dytë ndërmjet Kpp Prishtina I (J) dhe Kpp Prishtina II (J), i takoi Kpp Prishtinës I me rezultat 3:1.

Në finale u takuan dy ekipe të Prishtinës, Kpp Prishtina I (j) dhe Kpp Shkolla I (j) që janë edhe dy ekipet e para të ranglistës së juniorëve.

Në atmosferë shumë sportive dhe miqësore, e me ndeshje shumë të forta, fitues doli Kpp Prishtina I (j) në sajë të lojës shumë të mirë të Yll Dragidellës fitoi me rezultat të ngushtë 3:2, e kështu e mbrojtën titullin nga viti i kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)