Kosovë U19 - Shqipëri U19, dy miqësore në fundjavë
Prishtinë, 1 prill - Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, zhvillon dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Shqipërisë U19, në fundjavë.
Vashat 'Dardane' i luajnë këto dy përballje në Istog - ku po qëndrojnë tash e disa ditë në kampin stërvitor të organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës - si parapërgatitje, para ndeshjeve kompetitive që i presin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U19, në Grupin 1.
Federata ka kujtuar se ndeshjet e këtij grupi, ku bëjnë pjesë edhe Estonia, Hungaria dhe Turqia, luhen në Prishtinë, mes datave 8-10 prill.