23 Dhjetor 2024

Kosova zhvillon ndeshjen e fundit me pingpongistët nga Italia

Prishtinë, 4 dhjetor - Sot në pallatin e rinisë, Kosova si nikoqire do të zhvilloj ndeshjen e fundit ndaj Italisë, në kuadër të fazës së parë të Kampionatit Evropian të Pingpongut rrethi i gjashtë "2018-2019 European Table Tennis Championships"

Reprezentacioni i meshkujve sot në palestrën e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë do të ballafaqohet me pingpongistët nga Italia, e cila kryeson grupin B2. Kosova, Italia, Izraeli dhe Norvegjia janë në grupin B2.

Selektori Yll Bislimi përsëri ika përzgjedhur talentet Fatih Karabaxhakun dhe Kreshnik Mahmutin si dhe Mentor Shabanin dhe Baton Çitakun për këtë sfidë të radhës për Kosovën.

Unioni Europian i Pingpongut (ETTU – Europena Table Tennis Union) ka caktuar gjyqtarin slloven, z. Matija Krnc, refer ndërkombëtar, për të mbikëqyrë ndeshjen Kosova  Itali. Ndërsa drejtësinë do ta ndajnë dyshja Kosovare me licencë ndërkombëtare Alban Hoxha dhe Shefqet Jashari

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)