Kosova pranohet në UEFA
Kongresi i 40-të i UEFA-s, i mbajtur në Budapest, me shumicë votash ka vendosur që Federata e Futbollit e Kosovës të jetë anëtarja e 55-të e familjes së madhe evropiane të futbollit.
Për anëtarësimin e Kosovës kanë votuar 28 delegatë, aq vota sa kanë qenë të nevojshme. 24 delegatë votuan kundër dhe 2 vota ishin të pavlefshme.
FIFA, në janar të vitit 2014, i ka lejuar Kosovës që të luajë ndeshje miqësore kundër shteteve anëtare të FIFA-s, në nivele klubesh dhe ndërkombëtare.