26 Dhjetor 2024

Kosova pëson humbje nga Ukraina

Varshavë, 9 tetor - Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje nga ekipi i Ukrainës me rezultat 3:0, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018 që mbahet në Rusi.

Ndeshja u luajt në një stadium neutral në Poloni, me mikpritës Ukrainën që nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës.

Kjo është humbja e dytë me radhë e Kosovës, brenda tre ditësh, pas asaj të 6 tetorit kur në Shkodër humbi ndeshjen nga Kroacia me rezultat të thellë 6:0.

Në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018, Kosova gjendet në Grupin I, së bashku me Finlandën, Kroacinë, Ukrainën, Islandën dhe Turqinë, një grup aspak i lehtë për ekipin e ri e të papërvojë në garat ndërkombëtare të Kosovës.

Kosova u pranua në FIFA në Maj të këtij viti, përkundër kundërshtimeve të fuqishme të Serbisë dhe një numri vendesh tjera anëtare të federatës botërore dhe iu hap mundësia të niste garat ndërkombëtare në futboll. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)