Kosova përballet me Austrinë në Pingpong

Prishtinë, 11 dhjetor - Kosova do të jetë nikoqire e Austrisë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Europian të Pingpongut \"2017 ITTF European Table Tennis Championships\".
Pas ndeshjes kunder Uellsit muajin e kaluar, Kosova te martën, me 13 dhjetor, do të jetë nikoqire e Austrisë në Prishtinë. Kosova, Austria dhe Uellsi janë në grupin F, në \"Championships Division\" në ekipin e femrave.
Reprezentacioni i femrave të marten, duke filluar nga ora 18:00, në palestrën e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë do të ballafaqohet me pingpongistet nga Austria, ndeshje e rëndësishme për kualifikime në Kampionatin Europian 2017.
Austria është njëra ndër favoritet e grupit F, por edhe kandidate serioze për kampionatin evropian 2017.
Selektori Besart Domaniku ka përzgjedhur Kampionen e shumëfishtë Vlona Maloku, Kampionen e TOP 8 per seniore, Linda Zeqiri, Nehare Janjeva dhe Ilirjana Haliti për të përfaqësuar Kosovën në këtë garë kualifikuese.
Drejtësinë do e ndajë gjyqtari nga Sllovenia Matja Krnc, si dhe dy gjyqtarët ndërkombëtar nga Kosova, Abedin Bahtiri dhe Shefqet Jashari.
Kosova ka zhvilluar dy ndeshje deri me tani, njeren si mysafire e Austrise dhe tjetren si vendase kunder Uellsit. Austria po i prine grupit me 6 pike te tubuara, Uellsi me 4 pike si dhe Kosova me 2 pike.