Kosova paraqitet denjësisht në Kongresin e ETTU-së
Në kuadër të Kampionatit Europian i cili është mbajtur nga data 3 der 8 shtator, në qytetin e bukur të Nantes, kuvendarët e ETTU-së janë takur me datën 4 shtator 2019, ku janë disktuar shumë pika, duke përfshi buxhetin, programin zhvillimor si dhe përditësimin e statuit të ETTU-së. Në këtë kongres, Kosova është përfaqësuar nga Presidenti Nehat Citaku dhe Kastriot Orana, Anetar i Bordit përgjegjës për Marrëdhënje Ndërkombëtare në FPPK, ku kanë qenë më të zëshmit gjatë prezantimit të programit zhvillimorë të pingpongut në Europë.
Pas kongresit të ETTU-së, delegatët kosovar kanë zhvilluar takim me Drejtorin Ekzekutiv të Federates Botërore të Pingpongut z.Steve Dainton dhe zv.Presidenten e ITTF-it znj. Petra Sorling, ku morrën përkrahje për realizimin e projektit të akademisë rajonale të pingponut me seli në Prishtinë.
Pjesë e Kampionatit Europian ishte edhe punëtoria “Working Together to Deliver High Level Quality European Events” e udhëhequr nga znj. Elena Dubkova dhe z. Jonny Cowan, menagjer i marketingut të Federatës Botërore. Gjatë punëtorisë u diskutuan sfidat që kanë federatat sportive, dukë marrë parasysh angazhimin e të rinjëve në lojërat elekotronike, sfidat e organizimeve të eventeve ndërkombëtare të nivelit të lartë etj.