27 Dhjetor 2024

Kosova pa asnjë boksier në Olimpiadë

Shkruar nga Agim Tahiraj

Boksi është prej sporteve me traditë dhe gjithmonë ka pasur talent, faktikisht disa e kanë dëshmuar veten në periudhat e ndryshme.

Mirëpo, në vitet e fundit shihet një ngritje jo edhe ashtu siç dëshirojmë të gjithë ne trajnerët,  por ngecja në cilësi nuk është me fajin e trajnerëve, megjithatë në mungesë të kushteve adekuate, pra atyre financiare.

Sepse me kushte të mira,  sigurisht se gjërat do të ishin më ndryshe dhe boksierët do të kishin mundësinë me ekipet e tyre t’i zhvillojnë përgatitjet në ndonjë vend më të përshtatshëm jashtë vendit, aty ku mbushen bateritë për garat e mëdha.

Dhe pa asnjë boksier në Lojërat  Olimpike, nuk duhet të merret tragjike, por janë gjërat që ndodhin edhe në shtete më të mëdha dhe kjo nuk duhet që të na befasojë për të keq ose të zhgënjehem, sepse ky sport ka traditë dhe është në rrugë të mirë të ngritjes së nivelit, ku ka mundësi vit pas viti të zbulojnë e  formojnë talent të shumtë. 

Ka shumë shtete të forta që nuk kanë pjesëmarrës, por normal si për mua dhe për shume koleg e njohës të këtij sporti, na vjen keq që nuk kemi boksier në Lojërat Olimpike, kur dihet se kemi edhe fitues të medaljes olimpike me këtë sport. 

Megjithatë, një kohë në boks kemi qenë si Barcelona në futboll. Sa i përket boksierëve tanë që marrin pjesë në garat e ndryshme, është interesant se luftën e parë e fitojnë, kurse të dytën e humbin,  këtu duhet të ndalem pak e të shikojmë pse po na ndodh kjo? Ku qëndron faji, mos përgatitja si duhet e boksierëve apo mos t’ia lëmë gjithmonë fajin fatit sportiv.

Çfarë duhet të bëjë tash boksi që të jemi edhe në nivel më të mirë?  Ndoshta duhet që pak më shumë të punohet dhe në mënyrën pedagogjike dhe atë psikike, pasi që unë mendoj si për shembull Xhoxhaj është mirë i përgatitur fizikisht dhe është trim, i ka të gjitha por disi nuk po i shkon edhe pse i ka të gjitha, forcën trimërinë, ndoshta mos duhet të punohet pak që të stabilizohet gjatë luftës, që të jetë më i qetë dhe më stabil.

Prandaj, të gjithë ne duhet të punojmë, si në fazat fizike, taktike dhe po ashtu edhe psikike. Besoj dhe jam i bindur se kemi shumë talent dhe do të kemi boksier të mirë.

 Shumë herë thuhet se kush janë fajtorët e kësaj situate që po kalon boksi, por konstatoj se për këtë duhet të dinë njerëzit kompetent që janë dhe duhet të dinë pse nuk ecin si duhet, dhe ku qëndron shkaku. 

Pra duhet kërkuar fajtori duke filluar nga klubet e deri më lartë. Fundja, është koha ‘i përvishemi mëngët dhe t’i grahim punës, se çdo minutë i humbur nuk kompensohet dot.

/Autori është trajner i klubit të boksit e kick-box Rigoro nga Prishtina dhe gjyqtar i boksit/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)