Kosova organizon garën ndërkombëtare në Çiklizëm
Prishtinë, 22 korrik -Federata e Çiklizmit të Kosovës mban një konferencë për media për të informuar lidhur me garën ndërkombëtare te Rrethit të Kosovës në Çiklizëm e cila këtë vit është edhe garë poentuese sipas kritereve të UCI-t për çiklistët pjesëmarrës.
Ngritja e nivelit garues të Rrethit të Kosovës në çiklizëm ka bërë që shumë ekipe nga mbarë bota të jenë pjesëmarrës për të garuar dhe për tu poentuar me pikë të UCI-t.
Në këtë konferencë do të jenë pjesëmarrës të gjithë akterët kryesor të organizimit të cilët do të japin informatat finale rreth përgatitjeve, oraret e garës, ekipet pjesëmarrëse, sponsorët e garës, etapat, hartat dhe institucionet të cilat janë të përfshira në organizimin e kësaj gare.
Rrethi i Kosovës në Çiklizëm do të ketë tri etapa garuese që do të mbahen prej datës 26 korrik deri me 28 korrik ku edhe do të kemi rezultatet e përgjithshme të garës.