Kosova merr pjesë në Kampionatin e 24-të Ballkanik të Pingpongut

Prishtinë, 11 maj - Në qendrën sportive Zupa në Tivat, të Malit te Zi nga data 11-15/05 2016 do të mbahet Kampionati i 24-te Ballkanik për të rinjë per moshat U15 dhe U18.
Kosovën ne këtë kampionat do ta përfaqësojnë:
Kadet: Kreshnik Mahmuti, Fati Karabaxhaku, Jon R.Shala dhe Donat Sinani
Junior: Leart Beqiri, Blendon Luta, Yll Dragidella dhe Petrit Dragidella
Juniore: Era Janjeva, Alma Mehmeti, Blenda Lushaj dhe Lorena Elshani
Trajner: Besart Domaniku, Besire Domaniku dhe Ylli Maloku
Refer: Idriz Prestreshi, Shaip Reqica, Remzi Shala dhe Isak Maxhera;
Kampionati Ballkanik do te organizohet ne te gjitha disiplinat, ne garat ekipore, individuale, çifte meshkujsh, çifte femrash dhe në çifte te përziera, ndërsa pjesëmarrëse janë: Bullgaria, Rumania, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.
Përveç garave sportive do të ketë edhe takime të ndryshme, në të cilat Kosovën do e përfaqësojë kryetari i Federatës se Pingpongut të Kosovës Nehat Çitaku.