Kosova merr pjesë në Kampionatin botëror të pingpongut
Kuala Lumpur, 28 shkurt - Në Kuala Lumpur të Malajzisë nga data 28 shkurt - 6 mars 2016, organizohet Kampionati Botërore Ekipor ne Pingpong Perfect 2016 World Table Tennis Championships.
Do të jetë ky Kampionati Botërorë me më se shumti shtete pjesëmarrëse ne historinë e ITTF-se 120 sosh i cili do te organizohet ne dy komplekse sportive, Malawati Stadium dhe Ideal Convention Centr.
Nder shtet pjesëmarrëse në këtë ngjarje të madhe të sportit të pingpongut është edhe Kosova e cila do te paraqitet me te dy seleksionet e veta me te mira ne konkurrencën e Femrave dhe te Meshkujve.
Kombëtarja Kosovare në konkurrencën e Femrave e përbëre nga Vlona Maloku, Iliriana Haliti dhe Era Janjeva te udhëhequra nga trajnerja Besire Domaniku, ne fazën e pare te kampionatit do te garoj ne Divizionin e 4-te, në grupin M se bashku me Indonezinë, Moldavinë, Maritusin dhe Libanin.
Ne konkurrencën e Meshkujve, Kosovën në këtë Botëror do ta përfaqësojnë Linor Çitaku, Baton Çitaku dhe Ylli Prestreshi, te udhëhequr nga përzgjedhësi Besart Domaniku. meshkujt do te garojnë ne Divizionin e 4-të, në grupin N se bashku me Togon, Maritusin dhe Emiratet e bashkuara Arabe.
Ne këtë Kampionat Botëror për të ndare drejtësinë, nga organizatori janë përzgjedhur edhe gjyqtarët me të mire kosovar Abedin Bahtiri dhe Jeton Beqiri që është edhe njëri ndër 5 gjyqtarët më të mirë dhe nder me te mirët në Botë.
Përveç garave, në këtë ngjarje botërore sportive, do te organizohen edhe shume takime vjetore te organizatave sportive te te gjitha niveleve dhe ne te gjitha sferat, nder to duhet theksuar, Kongresin e ITTF-se (AGM), Kongresin e jashtëzakonshëm te ETTU-se dhe Kongresin e Unionit Mediteran. Përfaqësues te FPPK-se ne këto takime do te jene Nehat Çitaku, Kryetar i FPPK-se dhe Afërdita Fazlija, zv. Drejtor i Departamentit te Sportit te Kosovës, si dhe udhëheqësi i delegacionit Fadil Luta, Sekretar i FPPK-së.