27 Dhjetor 2024

Kosova merr pjesë me tetë sportistë në Lojërat Olimpike

Prishtinë, 18 korrik - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me të cilin ka biseduar rreth përgatitjeve që po bën Kosova për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro të Brazilit.

Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani e njoftoi ministrin Shala me përgatitjet që janë bërë gjer me tani, me përbërjen Ekipit Olimpik të Kosovës, i cili, siç u shpreh ai do t’i ketë tetë sportistë dhe kjo pjesëmarrje është një sukses i jashtëzakonshëm i sportit të Kosovës.

Kryetari Hasani më tej u shpreh se Ekipi Olimpik i Kosovës është në gjendje të mirë dhe ka bërë përgatitje të nevojshme për prezantim sa më të suksesshëm të Kosovës dhe sportit të saj në Lojërat Olimpike.

Ai më tej e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë sportit të Kosovës; përkrahje kjo që ka rezultuar me krijimin e kushteve më të volitshme për zhvillimin e sportit të Kosovës.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përkrahin KOK-un dhe gjithë sportistët në këtë ngjarje tejet të rëndësishme të sportit botëror, dhe shtoi se pjesëmarrja e Kosovës për herë të parë si shtet në këto lojëra, si dhe përfaqësimi solid, janë dëshmi e punëve që janë bërë, por edhe e cilësive dhe sukseseve të dallueshme të sportit të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)