Kosova kundër Uellsit në pingpong
Prishtinë, 22 nëntor - Sot duke filluar nga ora 18:00, në sallën e pingpongut në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja e vlefshme për Kualifikimet Evropiane 2017 ndërmjet Kosovës dhe Uelsit.
Kosova së bashku me Austrinë dhe Uellsin garojnë në grupin F. Sistemi i garave është me vajte/ardhje, ndërsa nga grupi kalojnë dy të parët.
Selektori Besart Domaniku do të përzgjedhë 4 lojtaret më formën më të mirë, nga 6 lojtarët më të mira të Kosovës, të cilat tanimë kanë filluar me përgatitjet me trajnerin e femrave Besire Domaniku.
Drejtësinë do e ndajë gjyqtari nga Sllovenia Matja Krnc, si dhe dy gjyqtarët ndërkombëtar nga Kosova Abedin Bahtiri dhe Jeton Beqiri.
Gjithashtu përgatitjet janë duke u bërë edhe me përmirësimin e kushteve teknike të sallës që të arrihen kushtet e parapara me rregullat e ETTU-së.