Kosova fiton medaljen e dytë, Nora Gjakova fiton medaljen e artë olimpike

Tokio, 26 korrik - Pas Distria Krasniqit edhe Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë olimpike, pas e mposhti Sarah Leoine Cysiquen në finale të hënën, duke ia siguruar Kosovës medaljen e tretë të artë olimpike në historinë e xhudos.
Nora triumfoi ndaj francezes në finale e kategorisë deri në 57 kilogramë, duke e fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.
Triumfi i 28-vjeçares nënkupton se Kosova i ka fituar tashmë dy medalje të arta në Tokio 2020 dhe tri të arta në historinë e saj në Lojëra Olimpike, që të rija në xhudo.
Është një histori olimpike për sportin kosovar që po shkruhet nga vajzat, sepse pas medaljes së parë olimpike në historinë e Kosovës të fituar nga Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike Rio 2016, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i ndoqën hapat e saj në Japoni.
Ky është një lajm i mirë për Kosovën në këto ditë zie për ta pas humbjes së jetëve të 10 personave nga aksidenti tragjik në Kosovë.