26 Dhjetor 2024

Kosova - Finlanda 1 me 1

Prishtinë, 5 shtator - Kosova ka regjistruar debutim mahnitës në garat e Kupës së Botës ‘Rusi 2016’, duke luajtur barazim 1:1 në udhëtim te Finlanda, në kuadër të grupit I.

Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki, ka arritur të marrë një pikë në shtëpinë e Finlandës, edhe pse meritoi më shumë më atë që shfaqi në fushë.

Valon Berisha ishte lojtari që shënoi golin për Kosovën, nga penaltia e nxjerrë nga Bernard Berisha. Kosova-Finlanda 1 me 1.

Pjesa e parë mes Finlandës dhe Kosovës është mbyllur me epërsinë e nikoqirëve prej 1-0.

Finlanda dhe Kosova po luajnë në Turku, në ndeshjen e parë të eliminatorëve për Kupën e Botës ‘Rusi 2016’.

Futbollistët e përfaqësues sonë, kanë qenë ekip më i mirë në terren, duke kontrolluar më mirë lojën, dhe duke krijuar dy raste mjaft të mira përmes Bernard Berishës dhe Leart Paçaradës, madje, ky i fundit qëlloi shtyllën transversale.

Megjithatë, finlandezët shkuan në pushim më avantazhin prej 1-0, me golin e realizuar nga P. Arajuuri në minutën e 18-të. Pas pak nis pjesa e dytë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)