Kosova feston Ditën Botërore të Pingpongut
Prishtinë, 6 prill - Federata e PingPongut të Kosovës do të festoj këtë ditë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, në sheshin Zahir Pajaziti.
Pasi Kombet e Bashkuara (UN) kanë caktuar 6 Prillin si Ditën Botërore të Sportit, departamenti i zhvillimit të Federatës Botërore të Pingpongut (International Table Tennis Federation) ka themeluar programin zhvillimor \"Table Tennis for All\", ku edhe Federata e Pingpongut të Kosovës (FPPK), është pjesë e saj për të promovuar dhe zhvilluar sportin e pingpongut.
Me këtë rast, FPPK do të organizoj festimin e Ditës Botërore të PingPongut, në sheshin Zahir Pajaziti ku qytetarët do të kenë mundësinë të argëtohen duke luajtur pingpong me lojtarët profesionistë të Kosovës. Trajnerët do të kenë mundësi që të zbulojnë talentet potencial, e po ashtu edhe të interesuarit mund të lidhen me klube të ndryshme.
Duhet theksuar se Kosova është në mesin e 70 shteteve të cilat kanë regjistruar zyrtarisht manifestimet në Federatën Botërore të Pingpongut.
Andaj me 6 prill do të keni mundësinë të zbaviteni gjate gjithë ditës duke luajtur pingpong, edhe ju jeni të ftuar.