Kosova e Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në pingpong
Durrës, 28 nëntor - Federata e Pingpongut e Kosovës (FPPK) dhe Federata Shqiptare e Pingpongut (FSHPP) janë dakorduar që të nënshkruajnë sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit për periudhën 2021-2024.
Marrëveshja e Bashkëpunimit parasheh fushëveprimin e bashkëpunimit në nëntë pika bazë.
Nënshkrimi i Marrëveshjes se Bashkëpunimit në mes FPPK dhe FSHPP do të behët nga dy kryetaret e federatave përkatëse dhe në prani të dy Sekretareve të Përgjithshëm, derisa ngjarja do përcjellët me përkrahjen dhe fjalimet edhe nga autoritet me të larta sportive të dy shteteve.