29 Prill 2024

Kosova do të marrë pjesë në kualifikimet për Botërorin 2014

Prishtinë, 4 nëntor - Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2014, i cili do të zhvillohet në Brazil. Një gjë të tillë e bënë të ditur gazeta serbe në Beograd “Kurir” e mbështetur në burimet e saj të afërta me UEFA-n, e të cili informacion e ka konfirmuar edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Sipas informacioneve që ka siguruar kjo e përditshme serbe, në mbledhjen e mbajtur kohë më parë në Nion, kanë marrë pjesë një numër i madh i biznesmenëve shqiptar.

Sipas “Kurir”-it ata me të gjitha mjetet kanë lobuar për pranimin e FFK-së në shtëpinë evropiane të futbollit, por presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, është kundërshtar i madh i kësaj ideje, prandaj shqiptarët dëshirojnë mossuksesin e tij në zgjedhjet presidenciale të UEFA-s në vitin 2011.

“Ndonëse mbledhja në Nion nuk kishte lidhje me Kosovën, në ndërtesën e UEFA-s kishte numër të madh biznesmenësh shqiptarë. Shumë shpejt mora vesh se pjesëmarrja e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror është punë e kryer. FIFA jozyrtarisht ka dhënë dritën e gjelbër, ndërkaq pritet që ata t’i njoh edhe UEFA. Mirëpo, kundërshtari i madh i njohjes së FFK-së është kryetari Mishel Platini, prandaj shqiptarët presin zgjedhjet në vitin e ardhshëm dhe ardhjen në krye të UEFA-s të njeriut të ri për të vënë në jetë qëllimin e tyre”, ka thënë burimi i gazetës ‘Kurir” i afërt me UEFA-n.

Një gjë e tillë sipas kësaj gazete u konfirmuar edhe nga ish-lojtari i Partizanit të Beogradit e tash kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

“Kjo është një gjë e pashmangshme. Një realitet. Po punojmë maksimalisht në këtë drejtim që të marrim pjesë në kualifikimet për Botërorin 2012 në Brazil dhe nuk shoh asnjë arsye që këtë mos ta zbatojmë në vepër. Kosovën e kanë njohur si shtet 71 vende, prej të cilave shumica janë fuqi botërore të ekonomisë dhe futbollit, e të cilat kanë dëshirë që përfaqësuesja jonë të jetë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s”, ka thënë Vokrri për “Kurir”, duke shtuar:

“Do të dëshiroja që në paraqitjen tonë të parë në kualifikimet për Kampionatin botëror të jemi në një grup me Serbinë. Kjo do t’i zvogëlonte tensionet. Qëllimi i futbollit është të bashkon njerëzit dhe shtetet. Po ashtu, dëshirë e madhe e njerëzve nga FFK-ja është që sa më parë të luajmë një ndeshje miqësore me ‘shqiponjat’ tuaja, kurse dëshira ime personale është që ky duel të luhet në stadiumin e Partizanit, me të cilin më lidhin kujtimet më të mira nga karriera ime si lojtar”.

Ndërkohë në Federatën e Futbollit të Serbisë nuk kanë informata se pjesëmarrjen e përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet e ardhshme për Kampionatin botëror “Brazili 2014” dhe i vlerësojnë zërat e tillë si domen të fantazisë shkencore.

“Statuti i UEFA-s është i qartë kur bëhet fjalë për pranimin e anëtarëve të rinj dhe Federata e Serbisë disa herë ka marrë garancione se skuadra kombëtare e shtetit të rremë të Kosovës nuk mund të pranohet në familjen evropiane të futbollit dhe për këtë arsye as në FIFA. Kualifikimet për Kampionatin Botëror të Brazilit fillojnë që në shtator të vitit 2012, kurse imagjinata shkencore është se topi me emrin e Kosovës do të ndodhet në njërën nga vazot”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Zoran Lakoviq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)