Komuna e Prizrenit përuron stadiumin në Sërbicë të Poshtme
Prizren, 9 korrik - Komuna e Prizrenit do të organizojë sot përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në përurimin e këtij projekti do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi.
Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunë nga Shtëpia e Bardhë.