Komuna e Lipjanit ndan 33 mijë euro për klubet sportive
Lipjan, 1 gusht- Komuna e Lipjanit vazhdon me mbështetjen materiale të klubeve sportive të kësaj komune. Këtë e ka konfirmuar vetë kryetari Imri Ahmeti.
"Për aq sa ka mundësi buxhetore, përkrahja për sportin lipjanas nuk do të mungoj asnjëherë, klubet sportive do të kenë përkrahje të vazhdueshme institucionale", ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ai ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar kontratat në vlerë prej 32 mijë e 875 euro për subvencionimin e këtyre klubeve: Klubi i Futbollit “Ulpiana 1926”, Klubi i Futbollit “Arbëria”, Klubi i Futbollit “Minatori”, Klubi i Basketbollit “Lipjani” dhe Klubi i Volejbollit “Ulpiana”.