Kompania kineze blen shumicën e aksioneve të \"Interit\"
Milano, 7 qershor - Kompania kineze \"Suning\" ka blerë pjesën kontrolluese të aksioneve të \"Interit\".
Sipas marrëveshjes me vlerë mbi 300 milionë dollarë amerikanë, gjigandi kinez i shitjes me pakicë do të marrë në zotërim afro 70 për qind të aksioneve të klubit italian të futbollit.
Kjo është e fundit në një varg blerjesh të klubeve europiane të futbollit nga biznesmenë kinezë, pas klubit spanjoll \"Espanjol\" dhe \"Aston Vilës\" në Angli.