Komiteti Olimpik përjashton Rusinë nga Lojërat e Olimpike Dimërore
Gjenevë, 6 dhjetor - Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Olimpike ja ndaloi Rusisë pjesëmarrjen në Lojërat e ardhshme Dimërore, që janë në plan të mbahen në Korenë e Jugut.
Njoftimi erdhi pas takimit të bordit ekzekutiv të Komitetit në Zvicër, lidhur me akuzat se atletët rusë ishin përfshirë në një fushatë dopingu me mbështetjen e qeverisë në Lojërat Olimplike të Soçit në vitin 2014.
Rusia ka mohuar vazhdimisht të jetë përfshirë në një operacion dopingu.
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Olimpike ja ka hequr tashmë 11 medalje Rusisë, të fituara në Olimpiket e Soçit dhe ka i ndaluar 20 atletëve rusë për jetë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike.