28 Prill 2024

Kombëtarja gjermane, letër tifozëve

Johanesburg, 7 korrik - Para zhvillimit të gjysmëfinales dhe njërit prej dueleve më të mëdha të Botërorit, kombëtarja gjermane u ka dërguar një letër tifozëve në Gjermani, me të cilën ata i falënderojnë të gjithë për mbështetjen e treguar për ‘Die Nationalmanschaft’.

Për tifozët tanë në Gjermani:

Ne të gjithë kemi parë fotografi nga Gjermania. Qindra mijëra tifozë në sheshet publike, miliona ekrane gjigante televizive, emocione në të zezë, kuq dhe ari (ngjyrat e flamurit gjerman). Vendi ynë argëtohet me një festë paqësore futbollistike.

Edhe pse jeni gati 10 mijë kilometra larg, mbështetja juaj është këtu për çdonjërin prej nesh. Entuziazmi juaj na jep një shtysë për gjithsecilin prej nesh. Entuziazmi juaj na jep një shtytje të veçantë. Mbështetja juaj na bën më të fortë.

Rrugës tonë për në finale ende nuk i ka ardhur fundi, festa do të vazhdojë. Në Afrikën e Jugut dhe në Gjermani. Ne jemi të gjithë një ekip. Dhe ne të gjithë kemi një qëllim shumë të madh. Së bashku ne mund ta bëjmë këtë!

Ekipi juaj

Të mërkurën Gjermania zhvillon ndeshjen gjysmëfinale kundër kampionit të Evropës, Spanjës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)