23 Dhjetor 2024

Kombëtarja e Zvicrës me 4 futbollistë shqiptarë në Botëror

Bernë, 5 qershor - Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll shkon në Botërorin "Rusi 2018" me 4 futbollistë shqiptarë.

Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili janë zyrtarisht pjesë e kombëtares zvicerane në listën përfundimtare të 23 futbollistëve. Për shkak të dëmtimit, pjesë e saj nuk do të jetë shqiptari tjetër, Admir Mehmedi.

Nga 26 lojtarë, trajneri Vladimir Petkoviç zvogëloi listën në 23 për Kampionatin Botëror të Futbollit duke përjashtuar Silvan Widmer, Gregor Kobel dhe Edimilson Fernandes.

Edhe pjesëmarrja e Xhakës ishte në pikëpyetje deri në momentin e fundit për shkak të dëmtimit që pësoi në gju javën e shkuar. 25-vjeçari, mesfushor i Arsenalit, pësoi një lëndim gjatë seancës stërvitore, por u shfaq më pas i lehtësuar kur mësoi se nuk bëhej fjalë për një lëndim serioz.

Ajo çfarë bie në sy në listën e Zvicrës për Botërorin 2018 është fakti se ajo dominohet nga lojtarë që luajnë në Bundesligën gjermane. Madje janë 10 nga 23 lojtarët e grumbulluar për Botërorin 2018 që luajnë në Bundesligë, përfshirë këtu të 3 portierët: Sommer, Bürki dhe Mvogo.

Zvicra është pjesë e Grupit E dhe përballjen e parë e ka me Brazilin, më 17 qershor, kurse më pas do të luajë ndaj Serbisë dhe Kosta-Rikës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)