23 Dhjetor 2024

Kombëtarja angleze mbërrin në Afrikë

Johanesburg, 4 qershor - Kombëtarja e Anglisë ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar “Or Tampo” të Johanesburgut, vetem pak ditë nga nisja e Botërorit 2010 që do të zhvillohet në Afriken e Jukut.

Skuadra e drejtuar nga Fabio Kapelo do të akomodohet në qytetin e Rustenburg, ku gjatë ditëve të mbetura do të përgatitet për kompeticionin me të rëndësishëm të futbollit botëror.

Anglia e mbylli fazen e saj eliminatore pa asnjë humbje, ndërkohë që në finalet e Kupes së Botës do të luajë në Grupin C, bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikes, Algjerinë dhe Slloveninë.

Të udhehequr nga sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney dhe te mentaliteti fitues i Fabio Kapelos, skuadra angleze do te kërkojë në Afriken e Jugut te fitoje per te dyten herë trofeun me të rëndesishëm te futbollit botëror, pas atij në vitin 1966.

Nderkohë, vetëm pak dite me pare Fabio kapelo surprizoi te gjithe opinionin, duke lene jashte listes zyrtare me 23 lojtare sulmuesin e Arsenalit Theo Walcott.

Pas performances se shkelqyer në eliminatoret në zonen evropiane, Anglia është një prej skuadrave favorite për te fituar Kupen e Botes, bashke me Spanjen dhe Brazilin.  


Ndërkohë, Ministria jugafrikane e Sportit, njoftoi se udhëheqësi legjendar kundër apartejdit, 91-vjeçari Nelson Mandela, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Botërorit, më 11 qershor, në Johanesburg dhe më pas edhe në atë të mbylljes, më 11 korrik.

Megjithëse zoti Mandela i ka pakësuar daljet në publik vitet e fundit, ai ndihmoi gjatë fushatës paraprake, që Kampionati i Futblollit të zhvillohej në vendin e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)