26 Dhjetor 2024

Klubet pa donator si peshku pa uji

Shkruar nga Agim Tahiraj

Boksi është prej sporteve që do t’i sjellë medalje më së shumti shtetit të Kosovës në të ardhmen. 

Tradita është te boksi dhe shumë shpejtë do të rikthehet si fuqi në shtetin tonë. Shoh që ka shumë talent dhe shpejtë do të dalin në sipërfaqe me rezultate e suksese në rrafshin ndërkombëtar. 

Nuk e di se a kemi sport që gjatë këtij vitit ka marrë pjesë më shumë në garat e ndryshme ndërkombëtare se sa boksi me përjashtim të xhudos që ka shënuar rezultate historike, që nga medaljet e artë olimpike, tituj evropian e botëror! 

Dhe boksi këtë vit ka kampionen e Evropës për të reja, Donjeta Sadiku dhe falë punës së palodhshme të trajnerit Besim Brahimit. 

Është edhe boksieri Armend Xhoxhaj, i cili është një boksier i shkathët sikurse edhe Violant Sylejmani.

Në turneun e fundit ndërkombëtar kushtuar komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, ka pasur boks shumë kualitativ.

Boksierët e Kosovës treguan kualitetet e tyre, që duhet përmendur si Diell Vranoci, Ardit Delijaj, Nikollë Rrasi etj. dhe kërkoj falje që nuk mund t’i përmendi të gjithë emrat, megjithatë boksi ka filluar të kthehet në vendin ku ka qenë dhe aty ku e meriton.

Kështu që duke iu falënderuar boksit dhe organizimit të turneve ndërkombëtar, nga turneu më i madhi në vend ‘Adem Jashari’, turneu ‘Pavarësia’ dhe turneu i ‘Lah Nimanit’, të gjitha nën ombrellën e Federatës së Boksit të Kosovës, kanë dalë në sipërfaqe disa nga boksierët që do të lënë nam në të ardhmen. 

Dhe kur i shtohet, se Federata e Boksit e Kosovës, për herë të dytë në Kosovë ka prurë kryetarin e AIBA-s, z. Wu, kjo nënkupton se jemi në rrugën më të mirë të sensibilizimit dhe që po fitojmë simpati. 

Sepse Wu nuk ka qenë në asnjë shtet të Ballkanit përveç në Kosovë. Prandaj, deshëm apo nuk deshëm, boksi po shënon rritje dhe po futet në pozitën më të mirë.

Klubet duhet të angazhohem më shumë dhe të gjejnë sponsorë, sepse ashtu mund të rriten edhe me tepër. Referimi? Referimi është më i mirë në rajon dhe me gjerë.

Sepse gjyqtarët tregojnë referim të mirë  kudo që dalin në ring dhe mundohen të jenë me real në prurjen e vendimeve finale. Këtë më së miri e di edhe kryetari Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës, Latif Demolli, që mundohet të sjellë frymë të re dhje të rrisë edhe cilësinë.

Dhe krejt në fund, klubet duhet të kenë kushte më të mira dhe iu duhen donatorë sepse pa donatorë janë si peshku pa ujë. Duhet të organizojnë sa më shumë meçe për të pasur përvojën boksierët që kanë në mesin e tyre dhe të kenë edhe një kryesi të mirëfilltë.

Sepse kemi mundësi që vitin tjetër të jemi në rritje edhe më shumë dhe të dëshmojnë suksese më të mëdha se këtë vit që po e lëmë pas.

/Autori është trajner i klubit të boksit e kick-box Rigoro nga Prishtina dhe gjyqtar i boksit/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)