Klubet në varfëri

Shkruar nga Agim Tahiraj
Kur i ke të gjitha kushtet e ke edhe klubin e fortë. Kur mungojnë mjetet e bollshme materiale nuk e ke edhe fuqinë ashtu si mendon të klubit.
Të gjitha klubet e boksit në Kosovë mundohen me forcat e tyre të vazhdojnë punën dhe të përgatiten me takatin që kanë tash për tash.
Klubet mund të them se janë duke punuar intensivisht me ato kushte e mundësi që i kanë.
Edhe në këto rrethana që funksionojnë mundohen të vazhdojmë përgatitje deri në fund të qershorit, pasi si gjithmonë muaji korrik njihet si muaji i pushimit.
Klubet kanë boksierë të mirë, por është e vërtetë se iu mungon ana financiare e cila iu prish punë në shumë raste, sepse nuk mund të jenë në nivelin e duhur të organizimit dhe të synimeve që kanë.
Është evidente se çdo klub ka dy-tre boksierë të dalluar dhe që mund të llogaritë për gara më të forta.
Kanë boksierë me perspektiv, por e gjitha po varet nga kushtet se si sillen nga muaji në muaji dhe kjo ndonjëherë i fut në një pozicion të palakmueshëm dhe synimet që kanë duhet ti minimizojnë për shkak të vështirësive të mëdha.
E dimë se të gjitha klubet janë të varfra, rrallë mund të thuhet se ndonjëra nga to ka paksa kushte më të mira financiare dhe që i jep paksa luks për të menduar për një ambicie më të madhe.
Mirëpo, me gjithë situatën që kalojnë ka interesim të të rinjve që të merren me këtë sport që deshëm apo nuk deshëm, është i vështirë, kur kihet parasysh se do kushte shumë të mira për tu përgatitur për të dalë në ring.
Të gjitha jemi me shpresë se me kalimin e kohës do të vijnë edhe kushtet më të mira dhe do të krijojnë edhe lehtësi për tu zhvilluar edhe boksierët, sepse me kësi situata çfarë janë tash vetëm vullneti dhe motivi i mban të fuqishëm drejt synimeve.
Nuk mund të thotë askush se jemi në krizë për talente, por ka më bollëk, por vetëm krijimi i kushteve na bën më të fortë dhe që mund të mendojnë brenda një kohe mos të themi afatshkurtër të arrijmë rezultate e suksese domethënëse qoftë në garat evropiane qoftë botërore.
Boksi ka traditë të madhe dhe me pak mjete do të ishte një infuzion i mirë për të shpërthyer shumë talent që kemi nëpër klube dhe të tregojmë forcën sportive në arenën ndërkombëtare. Prandaj, kur ka mjete edhe trajnerët e kanë një arsye më tepër.
Të punojnë ose si thonë shpesh në popull edhe të flenë nëpër palestra, sepse ia vlen, por në kësi situata çfarë gjendemi vërtetë jemi para një sprove të madhe apo sfidues të vetvetes.
Me ndërkombëtarizimin që ka ndodhë të këtij sporti besojmë se gradualisht do të vijnë ditë të mira dhe do ti kthehet shkëlqimi që gëzonte ky sport vitet me radhë.
/Autori është trajner i klubit të boksit e kick-box Rigoro nga Prishtina dhe gjyqtar i boksit/