11 Janar 2025

Klose shpërblehet me rinovim të kontratës

Lazio, 19, dhjetor - Miroslav Klose është idhulli i ri i adhuruesve bardhekaltër, rrjedhojë dhe e faktit që ka lënë vulën dhe në dy derbit e fundit me Romën.

Një marrëdhënie e tija ajo me golin, që ka bërë për vete dhe presidentin, Claudio Lottito, i cili ka shprehur dëshirën për të zgjatur më tej kontratën me sulmuesin gjerman.

Aktualisht sulmuesi i përfaqësueses së pancerave ka një marrëveshje me italianët deri në vitin 2014.

Objektivi është i qartë në selinë e bardhëkaltërve, rinovim i mëtejshëm i kontratës së tij.

Në fakt, në vitin 2014 Klose do të jetë 36-vjeçar, por italianët janë të gatshëm të rrezikojnë duke parë rendimentin e tij dhe për më tepër synojnë të përfshijë në marrëveshje dhe një klauzolë e cila parashikon dhe një të ardhme si drejtues për gjermanin.

Lottito kërkon ta ketë Klosen si këshilltar në të ardhmen, ose t’i ofrojë atij mundësinë të mbajë kostumin e një drejtuesi dhe pse jo dhe të menaxherit ndërsa nuk hidhet poshtë as hipoteza e një ulje të mundshme të tij në stol në një të ardhme, duke u mbështetur te fakti që Klose ka treguar se di të jetë një lider i vërtetë dhe në fushë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)