Klose do të jetë jashtë fushe për dy muaj
Munich, 6 shkurt - Miroslav Klose do të jetë jashtë fushe për afërsisht dy muaj. Dëmtimi që pësoi në ndeshjen me Genoan është më serioz nga sa u mendua në momentin e parë. Sulmuesi ka lënduar ligamentet e gjurit të djathtë .
Është ky rezultati i egzaminimeve të cilave futbollisti iu nënshtrua në Gjermani ku kishet shkuar për tiu përgjigjur thirrjes së kombëtares për miqësoren e së mërkurës me Francën.
Klose nuk do të luajë për të paktën 40 ditë, duke parë se zakonisht për dëmtime të këtij lloji koha e rikuperimit varion nga katër deri në 6 javë .
Për Petkovic është me të vërtetë një lajm i keq, pasi trajneri nuk do të ketë në dispozicion deri në përfundim të shkurtit edhe Hernanes pas dëmtimit që pësoi në Kupën e Italisë përballë Juventusit.