Klopp beson në kapacitetin e ekipit të tij
Dortmund, 30 prill - Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp beson në kapacitetin e ekipit të tij, për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra gjermane ka kapital prej tre golash nga ndeshja e parë, por madrilenët janë të vendosur ta përmbysin rezultatin 4:1 nga ndeshja e parë, për ta prekur finalen e Wembleyt.
E kuptoj klimën që është krijuar në taborin madrilen, por nuk është e thënë se Remuntada (përmbysja) është e lehtë. Edhe ne e duam këtë finale, deklaroi trajneri gjerman.
Këtë sezon, Borussia Dortmundi nuk e ka pësuar asnjë humbje në Champions.