Klauzola e Cavanit, 50 milion euro
Napoli, 14 maj - Klubi italian, Napoli është duke bërë punime për të rinovuar kontratën me superyllin Edinson Cavani dhe atij të i vendosin një klauzolë prej 50 milion euro.
Mattino shkruan se e gjithë kjo vjen pas formës së shkëlqyer të Cavanit në këtë sezon dhe pas interesimit të shumë top-Klubeve Europiane për të.
Nëse Cavani nënshkruan kontratë të re atëherë ai do të mbetet te Napoli deri në vitin 2016 dhe klubi që dëshiron ta blej atë më herët se kjo kohë atëherë duhet të paguaj plotë 50 milion euro.
Klubet që janë interesuar për shumë për Cavanin janë Manchester City dhe Real Madridi të cilët tani si duket kanë filluar ti humbin shpresat për ta transferuar atë.