07 Maj 2025

Kinezët ofrojnë 350 mijë funta në javë për Rooneyn

Pekin, 28 qershor - Pronari i klubit kinez, Guangzhou Evergrande, Xu Jia Ying, është i vendosur që të sjellë në Kinë yllin e Manchester United, Wayne Rooney.

Il Corriere dello Sport raporton se Xu Jia Ying ka përgatitur një ofertë prej 350 mijë funtesh në javë për Rooneyn, vetëm e vetëm për të kaluar te klubi i tij.

Xu tashmë ka vënë kontaktet me Real Madridin për Kakan dhe shpreson që shpejt ta finalizojë transferimin e brazilianit.

Xu Jia Ying është në gjendje që të sjellë yjet e futbollit evropian në klubin e tij, pasi ka një pasuri prej hiç më pak se 5 miliardë funtesh.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)