Kinezët ofrojnë 30 milionë euro për Carlos Bacca
Milano, 23 shkurt - Pas refuzimit të Nikola Kalinic, kinezët e Tianjin Quanjian synojnë të transferojnë nga Milani, Carlos Bacca.
Një javë para mbylljes së merkatos në Kinë, Tianjin, që drejtohet nga italiani Fabio Cannavaro, po kërkon qendërsulmuesin kolumbian të Milanit.
Për Bacca ata kanë propozuar një kontratë prej 12 milionë euro në sezon, pothuajse katër herë më shumë nga sa merr në klubin aktual.
Për momentin, qendërsulmuesi nuk ka dhënë përgjigje për transferimin në Kinë, ku merkato mbyllet më 28 shkurt.
Nëse transferta e kolumbianit realizohet, Tianjin është gati që të paguajë 30 milionë euro për milanistët.