Kina ofron rrogë prej 15 milionë eurosh në sezon në sezon për Kaka
Pekin, 15 maj - Del në skenë edhe Kina si destinacioni i mundshëm për fantazistin brazilian të Real Madrid, Ricardo Kaka.
Sipas \"El Economista\", klubi i Shanghai Shenhua ka shprehur publikisht interesimin dhe dëshirën e saj për të sjellë në vendin komunist ish yllin e Milanit, i cili nuk ka gjetur formëne tij më të mirë gjatë dy sezoneve në Spanjë dhe klubi madrilen po mendon seriozisht për shitjen e tij.
Kinezët ofrojnë për ish-Topin e Artë 25 milionë euro për kartonin dhe një rrogë për lojtarin prej 15 milionë eurosh në sezon.